Nga mitet greke tek përrallat si Kësulkuqja, duhet thënë se për një kohë të gjatë, të jesh kurioz nuk na ka dhënë ndonjë famë pozitive. Megjithatë, prej kohësh shkenca ka vërtetuar  se kurioziteti ndërton një motor të vërtetë për evolucionin njerëzor. Të jesh kureshtar stërvit trurin, kontribuon në luftimin e plakjes dhe të ndihmon të gjesh entuziazmin për jetën.

Rregullat e jetës
Një ushqyerje e ekuilibruar nuk është i vetmi variant që ndikon në një plakje të lumtur. Produktet e cilësisë, kryesisht perimet, dhe gatimi i thjeshtë i tyre ndërtojnë një recetë mirëqënieje, duke i sjellë një sërë përfitimesh trurit. Të njëjtin efekt ka dhe sporti dhe jeta aktive. Por të qëndrosh i ri në nivelin mendor, ka një konotacion tjetër, pasi bëhet fjalë për qëndrimin që kemi ndaj ekzistencës.

Studentë çdo ditë
Fëmija mëson në çdo çast të ditës, edhe të rriturve u ndodh e njëjta gjë, vetëm se në përgjithësi nuk i japin rëndësinë e duhur. Frymëzohuni pak nga fëmijëria e çmuar, dhe edhe pse keni disa vite më shumë mbi shpatulla: bëni pyetje.  Të bësh pyetje do të thotë të kërkosh diçka më shumë, të mos jesh i kënaqur me atë që di dhe të zgjerosh horizontin. Mos ndalni kurrë së pyeturi, pyesni veten tuaj, pyesni ata që ju rrethojnë, dhe kërkoni gjithmonë kuptimin e botës.

Të mësosh një gjuhë të huaj
Sipas studimeve të ndryshme, të mësosh një gjuhë të huaj i bën mirë trurit, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të përgjithshme, përmirëson kujtesën, si dhe ka një impakt pozitiv në elasticitetin mendor.  Pengesa më e madhe?  Mos hyni në një spirale negative të mendjes dhe shijoni momentin e mësimit dhe fazën e një zbulimi të ri.

Rëndësia e dyshimit
Mos u përfsh nga dyshimet. Të vësh në provë bindjet e tua është çelësi i kurajos për të hapur horizontet. Ndryshimi nuk është tek ajo që ne jemi të sigurtë, por aftësia për të mos ndalur sigurinë që kemi krijuar gjatë viteve. Gjatë adoleshencës jemi më të predispozuar të ndryshojmë mendim, edhe për faktin se na duhet ende kohë të krijojmë ide përfundimtare. Mos harroni se deri në momentin e fundit të jetës jemi studentë.

Një gjë e re
Albert Einstein ka thënë: “Unë di me siguri të plotë që nuk kam një talent të veçantë: kureshtja, ankthi dhe durimi i paepur, bashkë me vetëkritikën më kanë çuar në idetë e mia”. Këmbëngulja bashkë me kuriozitetin dhe mendimi kritik janë ushqim për mendjen. Të bësh diçka që nuk e ke bërë kurrë të jep energji.

Top Channel