Trazirat në Kanalin e La Manshit, gjen vdekjen një klandestin sudanez

29/07/2015 00:00

Një i ri sudanez humbi jetën mbrëmjen e së martës në kohën kur të pakten 1.500 emigrantë u përpoqën të hynin në tunelin nënujor të La Manshit, që lidh Francën me Anglinë.

Viktima, që mendohet të ketë qenë diku tek 25 apo 30 vjeç, mund të jetë shtypur nga një kamion. Ai është i nënti person që prej muajit qershor që gjen vdekjen në Calais gjatë përpjekjeve për të kaluar ngushticën.

Eurotunnel, që menaxhon shërbimet në Kanalin e La Manshit, deklaroi se inkursionet e emigrantëve janë tashmë një fenomen thuajse i përnatshëm, por shërbimet e pasagjerëve nuk janë ndërprerë, thjesht kanë pësuar disa vonesa.

Top Channel