Reforma në drejtësi, komisioni mblidhet të enjten

29/07/2015 00:00

Dy javë pas arritjes së marrëveshjes për parimin e paritetit në reformën në drejtësi, komisioni i posaçëm për këtë qëllim do të mblidhet këtë të enjte, edhe pse Kuvendi ka marrë zyrtarisht pushimet.

Sipas rendit të ditës të publikuar nga zyra e shtypit e Kuvendit do të bëhet prezantimi i procesit të reformës nga nëntori i vitit të kaluar deri më sot. Më pas mbledhja do të vijojë me miratimin e analizës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, strategjisë së reformës së sistemit të drejtësisë dhe miratimin e planit të veprimit.

Nëse reforma në drejtësi do të arrihet në konsensus me opozitën, atëherë do të jetë hera e parë që, perveç reformës zgjedhore, mazhoranca dhe opozita bëjnë së bashku një nga reformat më të rëndësishme të vendit në këto dy dekada.

Top Channel