Alonso feston 34-vjetorin e lindjes, urohet edhe nga Ferrari

29/07/2015 00:00

Fernando Alonso feston këtë të mërkurë 34-vjetorin e lindjes, e për ta uruar ish-kampionin e botës në vitet 2005-2006 me Renaultin, duket se është mobilizuar i gjithë qarku sportiv i automobilizmit.

Skuderia McLaren, për të cilën ai garon aktualisht, i dedikon një urim në Twitter. “Bashkohuni me ne, në urimin për një ditëlinje të gëzuar ndaj Alonsos. Feliz cumpleanos Fernando”, shkruhej në rrjetin social, teksa urimi është bërë edhe në spanjisht.

E megjithatë, as skuderia Ferrari nuk i harron vitet që piloti spanjoll ka kaluar me “kokëkuqen”, ndaj dhe sërish në Twitter i bën urimet ish-pilotit të saj. “Gëzuar ditëlindjen Alonso, që me Ferrarin gjatë viteve 2010-2014 ka koleksionuar plot 11 fitore”.

Spanjolli, nga ana e tij, ka treguar përmes rrjeteve sociale sesi po e kalon këtë ditë të shënuar, me disa djem të garave kart, një investim të bërë prej tij pranë shtëpisë ku banon. Një “mësues” tepër i veçantë sesi të garohet nëpër pista.

Top Channel