Kthehen vullnetarisht në Shqipëri 70 azilkërkues nga Gjermania

29/07/2015 00:00

Të paktën 70 persona janë kthyer këtë të mërkurë nga Gjermania, pas pesë muajsh qëndrim në kampet e azilantëve në pritje të azilit ekonomik.

Shumica e tyre, kryesisht të rinj, janë kthyer me dëshirën e tyre, pasi vërjetën pamundësinë e fitimit të këtij azili në shtetin gjerman.

Ata thonë se, së shpejti do të ketë të kthyer të tjerë. Të kthyerit nuk janë marrë në pyetje nga policia shqiptare, për shkak se janë rikthyer me dëshirën e tyre.

Ata kanë kaluar terminalin e Rinasit si çdo pasagjer tjetër. Avioni i posaçëm për ta ishte nisur nga Eseni, në kuadrin e nismës së marrë nga autoritetet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilantëve drejt Shqipërisë.

Top Channel