Marrëveshja financiare me Gjermaninë, Hoti pret autorizimin e Jahjagës

29/07/2015 00:00

Qeveria e Kosovës miratoi këtë të mërkurë shqyrtimin e propozim-vendimit, ku ministri i Financave, Avdullah Hoti, kërkon nga Presidentja, Atifete Jahjaga, dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për bashkëpunim financiar me qeverinë federale të Gjermanisë.

Ministri Hoti tha se, autorizimi nga Presidentja kërkohet për nënshkrimin e pjesës së kredisë me bankën gjermane, për një shumë prej 12 milionë eurosh. Ai deklaroi gjithashtu se, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është negociuar dhe është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet që dalin nga marrëveshja kornizë, e cila sapo është kaluar në Qeveri.

Kjo marrëveshje, për vitin 2014 shkon ndaras për kredi dhe grante. Autorizimi nga Presidentja kërkohet për pjesën e kredisë.

Top Channel