Kosovë, kallëzim penal për ish-Avokatin e Popullit, Kurteshi

29/07/2015 00:00

Policia hetimore për Krime Ekonomike ka dorëzuar të martën, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, një kallëzim penal kundër ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, dhe dy zyrtarëve të tjerë në këtë institucion.

Kurteshi, bashkë me drejtorin e Administratës, Jashar Kastrati, dhe zyrtarin e Prokurimit, Gëzim Latifi, dyshohen për tri vepra penale: “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim ndikimi” dhe “pengim të të provuarit”.

Vepra e tretë i ngarkohet vetëm Kurteshit, i cili dyshohet se ka penguar Hetuesinë gjatë hetimeve. Pranimi i këtij kallëzimi penal është konfirmuar nga zyrtarë të Prokurorisë, mirëpo ata nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Top Channel