Ekstradohet drejt Italisë i kërkuari për vrasje

29/07/2015 00:00

Është ekstraduar këtë të mërkurë nga Tirana drejt Italisë një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave bëhet fjalë për 40-vjecarin Armando Gorezi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për vrasje.

Nga burimet mësohet se, 40-vjecari Gorezi në vitin 2011 ka vrarë në Torino të Italisë një shtetas shqiptar, të identifikuar me incialet I.K.

Pas zbardhjes së vrasjes dhe identifikimit të tij, Prokuroria e Torinos në vendin fqinj kishte lëshuar një urdhër-arrest të nivelit ndërkombëtar pasi Gorezi pas vrasjes ishte larguar nga Italia.

Top Channel