Antikonformistët, sa shumë të komentuar

29/07/2015 00:00

Ishte epoka kur veshjet e ngushta, pantallonat kauboj dhe flokët e gjata të djemve ishin rreptësisht të ndaluara. Jo vetëm kaq, por regjimi dhe strukturat e tij përndiqnin dhe ndëshkonin këdo, që guxonte të thyente këto rregulla, të ashtuquajturat “shprehje të borgjezisë”.

Megjithatë, aty ku ka rregulla ekzistojnë gjithmonë edhe shkelësit. Sado shtrëngim dhe kontroll që kishte mbi sjelljet kundër rrymës, me modën që ndinin, muzikën që dëgjonin etj., ekzistonin edhe ata: të kundërtët (antikonformistët).

Pas viteve ’90, epokë që shënoi fillimin e ndryshimit të madh dhe një përcaktim më të gjerë të fjalës liri, është pak më e vështirë të dallosh se çfarë të bën të ndryshëm nga të tjerët, apo thënë më mirë, kundër rrymës.

Muzika, moda, sjelljet, sido që të jenë, çfarëdo mesazhi apo prirje të shfaqin, nuk janë më të ndëshkueshme nga shteti dhe strukturat e tij. Por, antikonformistët ekzistojnë në çdo kohë. Janë ata, që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga të tjerët, që guxojnë të bëjnë sjellje apo stil jete, që nuk pranohen lehtë nga pjesa tjetër. Janë ata, bota e të cilëve perceptohet me kritika dhe gjykime.

Për shkak të interesave, shpesh janë njerëzit e artit dhe jetës publike, të cilët sillen ndryshe. Pak vështirë për të kuptuar nëse e bëjnë për “snob”, vëmendje apo parà, por një gjë është e sigurt, ata nuk lihen pa u komentuar.

Robert Arliaj Dragot. Vitet e fundit, këngëtari na është prezantuar me një pamje dhe stil shumë të çuditshëm. Ndërsa në diskutime dhe deklarata të ndryshme publike, ai duket se ka një mënyrë jetese dhe të menduari shumë ndryshe nga e zakonshmja.

Edison Ypin e lexojmë shpesh në shtyp me editoriale, të cilat jo vetëm që kanë doza shumë të larta kritike, por tonet e ashpërsuara të penës së tij janë përtej të guximshmes. Lakojnë emra, dukuri që jo çdokush do të mundtte. Shpesh duket se kritikat e tij janë kundër gjithë botës.

Kastro Zizo ka ardhur gjithmonë ndryshe me artin e tij. Këngët, tekstet, klipet dhe gjithçka vjen në emrin e këngëtarit, të japin përshtypjen e një personi që nuk mendon shumë për kornizat. I tillë duket të shfaqet edhe në jetën e tij personale.

Janë të pafundme këngëtaret, që kanë goditur me ekstravagancën e tyre, por Era Istrefi shkon përtej. E bukur, e nxehtë, por ajo tërheq fort vëmendjen e publikut me stilin e vajzës së shkujdesur.

Top Channel