Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet në rrugën Bardhyl

29/07/2015 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën Bardhyl, në Tiranë.

Forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.

Burime policore kanë deklaruar se nga mbikëqyrja paraprake që i është bërë automjetit dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt i tij.

Ato kanë shtuar se, nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.

Top Channel