Zjarr në Tepelenë, rrezikohen banorët dhe të mbjellat

29/07/2015 00:00

Një zjarr ka rënë pasditen e së mërkurës në Tepelenë, në vendin e quajtur Kras 2, njoftojnë autoritetet lokale.

Sipas burimeve, flakët, të përhapura me shpejtësi edhe nga era, kanë vënë në rrezik zonën e banuar dhe të mbjellat.

Por ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë vënë në kohë rekord nën kontroll flakët, ka neutralizuar rrezikun, shtojnë burimet.

Top Channel