Kumbara Taylor Swift takon famullin e saj

29/07/2015 00:00

Ajo ka udhëtuar anembanë globit gjatë këtij muaji, për shkak të turit botëror të shumëpritur nga fansat e saj, por duket se asgjë nuk e ka ndaluar kumbarën Taylor Swift të takohet më në fund me famullin e saj të sapolindur, Leo Thames Newman.

Të martën, nëna e Leos, Jaime King, publikoi një foto magjepsëse të yllit 25-vjeçar të Pop-it, të përkundte në djep foshnjën teksa dremiste.

“Të dashurit e mi u takuan më në fund. Bebi Leo Thames dhe kumbara e tij. Zoti i bekoftë”, shkruante 36-vjeçarja Jaime, duke shoqëruar foton e publikuar në Instagram.

Edhe kumbara Swift publikoi të njëjtën foto në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me mesazhin dedikuar famullit: “Duke takuar djaloshin tim”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel