Katy Perry pozon për “Vogue Japan”

30/07/2015 00:00

Katy Perry ka shkëlqyer në kopertinën e numrit të fundit të revistës “Vogue Japan”. Këngëtarja 30-vjeçare ka pozuar në këtë set fotografik seksi e veshur me një palë të brendshme të zeza.

Artistja ka treguar gjoksin, teksa ka përqendruar shikimin e saj tek aparati. Ndërsa në një tjetër fotografi të publikuar, Katy shihet me një fustan rozë.

“Vogue Japan” ka publikuar një klip bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Artistja ikonë, Katy Perry është vajza e kopertinës për numrin më të fundit të revistës”.

Së fundmi përflitet se këngëtarja i ka dhënë fund marrëdhënies së saj nga i dashuri John Mayer për herë të katërt.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel