Indi, ekzekutohet mes kontestimeve i dënuari me vdekje

30/07/2015 00:00

India ka ekzekutuar me varje Yakub Memon, personi që financoi sulmet vdekjeprurëse në vitin 1993 në Mumbai.

Autoritetet indiane kanë bërë të ditur se personi në fjalë është ekzekutuar në një burg në shtetin perëndimor Nagpur.

Më shumë se 257 persona u vranë në sulmet me bomba, të cilët dyshohet se u kryen për t’u hakmarrë për vrasjen e disa myslimanëve disa muaj më parë. Dënimet me vdekje në Indi janë të rralla. Që prej vitit 1995 janë kryer vetëm 3 ekzekutime.

Pavarësisht peticionit dhe lutjeve për mëshirë, Yakub Memon është ekzekutuar një orë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë argumentet e avokatëve të të dënuarit.

Memon u dënua me vdekje në 2007-n nga një gjykatë speciale në Mumbai, për mbështetje financiare dhe logjistike për shpërthimet.

Rasti i tij ka ndarë opinionin në Indi, ku pjesa më e madhe kërkon pezullimin e dënimit me vdekje. Organizator i sulmeve vdekjeprurëse të 22 viteve më parë shihet vëllai i personit të ekzekutuar tashmë, së bashku me një tjetër person, të dy në arrati.

Kritikët thonë se Yakub Memon është dënuar për krimet e të vëllait.

Top Channel