Policia e Shkodrës: Nuk është ushtruar dhunë ndaj tregtarëve të duhanit

30/07/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ditën e mërkurë zhvilloi një kontroll në lagjen “Rus” për ndalimin e tregtimit të paligjshëm të duhanit të grirë. Si rezultat, policia sekuestroi 82 kg duhan të grirë, por jo pa ndeshur në kundërshtimin e tregtarëve, të cilët bllokuan dhe lëvizjen e mjeteve.

Në njoftimin e saj, policia sqaron “se në asnjë rast punonjësit e policisë nuk kanë përdorur dhunë ndaj asnjë shtetasi, tregtari apo gazetari, por vetëm u është kërkuar të largohen nga rruga autmobilistike pasi ishte bllokuar lëvizja e lirë e mjeteve”.

Drejtoria e Policisë se Shkodres bën me dije se bashkëpunimi me median ka qenë korrekt dhe transparent.

Top Channel