Berat, nis procedimi penal për dy nga pjesëtarët e grupit të hashashit

30/07/2015 00:00

Policia e Beratit, pas operacionit “Ballolli 2015”, ka nisur procedimin penal për dy shtetasit e arrestuar ditën e martë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Procedimi penal ndaj 47-vjeçarit Vladimir Selenica dhe 25-vjeçarit Taro Ahmeti filloi pasi në vijim të kontrolleve të ushtruar nga në fshatin Çorogjaf të Beratit, janë  gjetur 3 parcela të kultivuara me bimë kanabis sativa.

Në këto 3 parcela janë gjetur të kultivuara rreth 300 rrënjë bimë narkotike.

Pesë persona përfunduan në pranga dhe 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash u sekuestruan nga policia e Beratit në operacionin e koduar “Ballolli 2015”.

Personat e arrestuar janë Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat, Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat, Shpëtim Xhoxhaj, 35 vjeç, banues në Roskovec dhe Paqësor 25 vjeç, banues në Berat.

Ata u ndaluan në fshatin Drobonik. Këta shtetas ndodheshin prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi dyshoheshin për vepra që lidheshin me prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Njëkohësisht  po gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 automjete, 16.650 euro, 45.000 lekë të reja, si dhe 6 telefona celular.

Top Channel