Lezhë, asgjësohen 1385 rrënjë kanabis

30/07/2015 00:00

Policia e Lezhës ka asgjësuar 1385 rrënjë bimë narkotike në Shëngjin. Në vendin e quajtur “Gjurra e Zezë” janë konstatuar të mbjella 535 bimë të dyshuara si kanabis.

Po në Shëngjin, në vendin e quajtur “Guri i Nuses”, u gjetën të kultivuara 850 bimë narkotike.

Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegjes.

Policia po punon për identifikimin dhe  kapjen e autorëve të kultivimit.

Top Channel