Arrestohet Kleves Bitro, ish-shefi i kabinetit në Ministrinë e Punës

30/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-shefin e kabinetit në ministrinë e Punës. Kleves Bitro ishte shpallur në kërkim që nga viti 2013. Ai është dënuar me 1.5 vite burg, në mungesë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Në tetor të vitit 2013, Bitro u kallëzua dhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas kësaj të fundit ai kishte pajisur me dokumente false tre shtetas, të cilët u dërguan në SHBA si të “punësuar” të ministrisë së Punës.

Por prokuroria bën të ditur se Bitro është ende nën hetim në një tjetër procedim penal për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që është dhënë një vendim jo i formës së prerë, i gjykatës së shkallës së parë, me 10 muaj burg në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më herët, sipas Prokurorisë, Bitro është dënuar 2 vjet burg për mashtrim dhe dy vjet e katër muaj burg për falsifikim dokumentesh. Të dyja vendimet janë marrë në vitin 2014, dhe proceset janë zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Top Channel