PDSH: Buxheti i rishikuar do e rrisë mjerimin dhe varfërinë te shqiptarët

30/07/2015 00:00

PDSH-ja opozitare në Maqedoni ka akuzuar se buxheti i ri i rishikuar, do ta rrisë edhe më shumë mjerimin dhe varfërinë te shqiptarët. Sipas kësaj partie, buxheti nuk ka përbërës zhvillimor dhe as mundëson zhvillim të barabartë të rajoneve në vend.

Sipas PDSH-së, pjesët ku jetojnë shqiptarët anashkalohen dhe për to nuk jepet asnjë lek, ndonëse 1 miliardë euro në buxhet derdhen pikërisht nga shqiptarët që janë në mërgim e të cilët i ndihmojnë të afërmit e tyre që jetojnë në Maqedoni.
 
PDSH-ja i ka akuzuar edhe deputetët e BDI-së, të cilët sipas kësaj partie, “pa pikë turpi” vendosën t’i lënë shqiptarët pa kushte elementare jetese.
 
PDSH-ja kishte dorëzuar 219 amendamente për buxhetin, por prej tyre u pranua vetëm 1. Propozim-rishikimi i buxhetit iu dorëzua qeverisë dhe së shpejti do i dërgohet Kuvendit për votim.

Top Channel