Si të evitoni dhimbjen e kokës “nga pushimet”

30/07/2015 00:00

Përveçse qetësisë dhe shlodhjes, për shumë njerëz pushimet të japin një dhimbje koke. Pas muajsh pritje për të gëzuar relaksin e merituar, organizmi jonë “vendos” të na shkatërrojë pushimet. Që nga përgatitja e valixheve, pritja në aeroporte e stacione, mungesa e gjumit, ushqimet e gatshme. Të shkosh me pushime është një stres më vete me pak fjalë, që prek orën tonë biologjike.

Ekspertët japin disa këshilla për të evituar dhimbjen e kokës “nga pushimet”:
Farmacia në valixhe
Është mirë që të merrni me vete ilaçe kundër dhimbjes së kokës apo një temperature të mundshme gjatë pushimeve.

Stërvituni për relaks
Disa ditë para pushimeve mësojeni veten të jeni të qetë, dhe jo në stresin e përgatitjes së valixheve për pushime. Jepini vetes mundësi të qetësoheni, të flini për t’iu përshtatur më shumë “ndryshimit të ritmit”. Në këtë mënyrë ora jonë biologjike nuk do të dalë nga faza.

Gjumi i duhur
Pushimet prishin raportin gjumë- zgjuar, duke shkaktuar edhe dhimbje koke dhe stres. Këtu flasim dhe për mungesë gjumi, apo kur flini shumë. Të dyja janë të dëmshme për organizmin. Për të evituar gjithë këtë, duhet të bëni të njëjtën sasi gjumi që bëni përditë.

Ngrihuni nga përgjumja
Për shumë njerëz kjo nuk do të tingëllonte mirë, por gjatë pushimeve është mirë të bëni aktivitet fizik. Mund të bëni një shëtitje buzë detit, apo të ecni me biçikletë. Kjo mënyrë djeg yndyrnat, largon toksinat, dhe e përshtat trupin me ritmin e ri.

Përshtatja me klimën
Të paktën në ditët e para të pushimeve evitoni të mbushni axhendën tuaj me impenjime, ku klima dhe orari janë të ndryshme nga ato që jeni mësuar. Organizmi është një “makinë” që përshtatet ngadalë.

Pushoni, por jo shumë
Ideja të shkosh me pushime, nënkupton një relaks total, të kalosh nga ritmi i qytetit tek i pushimeve. Por nuk duhet të kaloni masën. Kjo nuk do të thotë të vendosni kronometrin kur duhet të pushoni dhe kur duhet të flini, por merruni dhe me aktivitet krijues.

Ha ashtu siç di
Të ndryshoh dhe mënyrën e ushqimit kur shkon me pushime, është shumë e dëmshme për organizmin. Është mirë të konsumojmë të njëjtën sasi ushqimi që marrim gjatë pjesës tjetër të vitit.

Mendje të lirë
Programimi, skadimi i aktiviteteve të ndryshme janë një burim i madh stresi gjatë pushimeve. Merreni me qetësi këtë pjesë, dhe tregohuni më fleksibël.

Top Channel