Raporti i DASH, Avokati i Popullit: Shqetësues, shfrytëzimi i fëmijëve për punë

30/07/2015 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka vlerësuar si shqetësuese gjetjet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, veçanërisht rritjes së numrit të fëmijëve që i nënshtrohen lypjes apo formave të tjera të shfrytëzimit në punë.

Avokati u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa ligjore me qëllim parandalimin e këtij fenomeni, për të mbrojtur grupet e dobëta, si dhe për të ndjekur penalisht të gjithë ata që kryejnë këto vepra penale të dënueshme nga ligji.

Ky institucion po analizon me kujdes gjetjet e raportit, për të parë detyrat që ka Avokati i Popullit, në mënyrë të veçantë për monitorimin e strukturave shtetërore që kanë detyrim ligjor parandalimin dhe luftën e kësaj dukurie.

“Trafikimi i qënieve njerëzore sot përbën shkeljen më të rëndë dhe më të egër të të drejtave të njeriut. Grupet më të dobëta dhe më të varfëra janë sot viktimat e trafikimit, të kësaj skllavërie moderne”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Top Channel