Çfarë duhet të blejmë në verë për shkollën?

30/07/2015 00:00

Gushti është momenti i duhur për të shkuar në kancelari dhe për të blerë gjërat e nevojshme për shkollën e fëmijëve. Në fakt, pikërisht në këtë periudhë dyqanet bëjnë oferta për shkak se ka më pak blerje të mjeteve shkollore. Por çfarë duhet të blini?

Që nga çanta e shkollës, fletoret, kutia e mjeteve, aksesorët për palestrën dhe për vizatim,  këpucët e fiskulturës, kutia e ngjyrave që tani kushtojnë më pak se në shtator.

Çanta
Të blesh çantën e shkollës që në verë të jep mundësinë të zgjedhësh atë të duhurën pa u nxituar dhe me kosto më të ulët. Së pari, çanta duhet të jetë perfekte për shpinën e fëmijës. Nëse rruga nga shtëpia në shkollë është e gjatë, mund ta konsideroni si mundësi edhe çantat që janë me rrota.

Kutia e mjeteve
Zakonisht në fund të vitit shkollor mësuesit japin dy lloje kuti mjetesh. E para, është ajo klasikja me tre ndarje, dhe që është më e shtrenjtë, ndërsa e dyta është një kuletë me zinxhir për të mbajtur edhe ngjyrat dhe aksesorë të tjerë për vizatime. Kutia e mjeteve është më e kushtueshmja dhe ajo që fëmijët pëlqejnë më shumë. Këshilla është që ato të blihen në supermarkete, se sa në kancelari, pasi kushtojnë më pak.

Fletoret
Fletoret, fletoret e vizatimit, fletët e bardha, lidhëset, etj., është mirë t’i blini herët nëse e dini se çfarë kërkon mësuesja. Në fakt, ndoshta mund të kërkojnë diçka më pak ose më shumë, por që nuk do të ndikojnë në shpenzimet tuaja. Në verë mund t’i blini fletorët në versionin e “paketimit të madh”. Në këtë mënyrë mund të kurseni gjysmën e tyre për gjatë vitit shkollor.

Lapsat me ngjyra dhe stilolapsat
Lapsat dhe stilolapsat janë objektet që përdoren më shumë në bankat e shkollës. Në kancelari kërkohen produkte të cilësisë së lartë, që i rezistojnë thyerjeve dhe që nuk harxhohen lehtë. Në verë mund t’i lini me një faturë të mirë, duke ruajtur diçka dhe për periudhën e pushimeve. Stilolapsat kërkojnë më pak vëmendje pasi mund të gjenden në paketime të mëdha në supermarkete.

Top Channel