F1, Vettel: Titulli kampion nuk është i pamundur

30/07/2015 00:00

Mjaftoi një fitore si ajo në Çmimin e Madh të Hungarisë që tek Ferrari të rikthehej optimizmi. Pas suksesit në pistën e Hungaroringut, Sebastian Vettel beson se mund të jetë edhe ai një rival në garën për titullin.

4 herë kampioni i Botës në Formula 1 e di se do të jetë vështirë që “Kokëkuqja” të arrijë nivelin e Mercedesit, por është optimist mbi shanset e Ferrarit për të zhvilluar një kampionat pozitiv.

“Ne kemi ende shumë punë për të bërë nëse duam të arrijmë nivelin e dy makinave Mercedes, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Fitorja në Hungari na jep shpresë se mund të bëjmë paraqitje akoma edhe më të mira në garat e ardhshme”, tha Vettel.

Aktualisht, Hamilton kryeson klasfikimin e përgjithshëm me 202 pikë, Rosberg është i dyti me 181 pikë ndërsa Vettel pozicionohet i treti me 160 pikë.

Top Channel