Arrestohet sepse…vodhi makinën lodër të Winnie dhe Pooh

30/07/2015 00:00

Një burrë u arrestua, pasi kishte vjedhur makinën lodër të Winnie dhe Pooh, në një supermarket. Pamjet e kamerave u publikuan nga policia në Bjellorusi, disa ditë pas ngjarjes.

Në filmime, burri duket se ecën mbi makinën lodër duke bërë xhiro në supermarket dhe duke folur në telefon. Më pas, ai i drejtohet daljes, duke manovruar lodrën tek parkimi i makinave.

Policia e Minskut publikoi pamjet, por nuk arriti dot të identifikojë hajdutin e makinës lodër të Winnie dhe Pooh. Ndaj u bëri thirrje të gjithë atyre që e njihnin personin në video për ta identifikuar, duke u siguruar anonimatin informatorëve.

Pas publikimit të videos, një person duket se ka pranuar aktin. Sipas mediave në Bjellorusi, një punëtor i supermarketit ka pranuar të jetë pikërisht ai autori. Ai ka thënë se ishte i dehur dhe se nuk mban mend as ku e ka lënë makinën lodër.

Top Channel