Britania i refuzon vizën 6-mujore artistit-disident kinez

30/07/2015 00:00

Artistit disident kinez Ai Weiwei iu refuzua viza gjashtëmujore nga qeveria britanike për shkak të pretendimeve se kishte gënjyer në formularin e aplikimit.

Weiwei postoi një letër në Instagram ku thoshte se hyrja në Mbretërinë e Bashkuar i ndalohej për shkak se nuk kishte deklaruar “dënimin e tij penal”.

Çështja është se artisti, i mbajtur në arrest për 81 ditë në 2011-n, nuk është akuzuar kurrë për ndonjë shkelje penale e as është dënuar për krime në vendin e tij.

Atij i është dhënë vetëm një vizë 20-ditore për të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës së tij në Londër, por kjo do të thotë se ai mund të mos e mbikëqyrë dot personalisht vendosjen e veprave të veta në Royal Academy of Arts, ku do të ekspozohen në 15 shtator.

Top Channel