Parandalimi i krimeve, pranga 34-vjeçarit për armëmbajtje pa leje

30/07/2015 00:00

Agjentë të policisë së Kukësit kanë njoftuar arrestimin këtë të enjte të një shtetasi 34-vjeçar, për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative u bë prangosja e shtetasit Osman Rexhmati, i pajisur me një armë zjarri të tipit pushkë.

Uniformat blu kanë bastisur lokalin në pronësi të 34-vjeçarit, ku dhe kanë gjetur armën “Model 63” dhe 23 fishekë, saktësojnë burimet.

Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për proçedim të mëtejshëm të çështjes.

Top Channel