Ish-prezantuesit e Top Gear, program të ri për Amazon

30/07/2015 00:00

Ish-prezantuesit e Top Gear, Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May kanë firmosur një marrëveshje për prezantimin e një programi të ri në shërbimin online të Amazon.

Treshja do të prezantojë fillimisht tre seritë e një programi të ri monitorimi për Amazon Prime, me sezonin e parë që do të mund të shihet në mbarë botën në vitin 2016.

Angazhimi i ri i tre prezantuesve vjen pak muaj pas largimit të tyre nga BBC, më herët gjatë vitit. Clarkson nuk iu rinovua kontrata për shkak të një incidenti fizik që pati me producentin dhe kolegët e tij e ndoqën duke braktisur programin e famshëm mbi automobilizmin.

Tani, ata do të drejtojnë emisionin e ri, emri i të cilit nuk është caktuar ende, nën drejtimin e producentit ekzekutiv të Top Gear, që dha gjithashtu dorëheqjen nga BBC pas “kacafytjes”.

Në një deklaratë për Amazon, Clarkson tha: “Më duket sikur kam kaluar nga një biplan në një anije kozmike”.

Edhe May u shpreh optimist kur u pyet: “Tashmë jemi bërë pjesë e epokës së re të televizionit inteligjent (smart TV). Ironike, apo jo?”.

Top Channel