Itali, iu gjet 1 kg kokainë në makinë; në pranga shqiptari

30/07/2015 00:00

Një shtetas shqiptar është prangosur nga autoritetet italiane, teksa transportonte 1 kilogram lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe një sasi më të vogël heroine.

I arrestuari është shtetasi i identifikuar si Edison Isufi, 32 vjeç.

Ai u prangos në qytetin e Viçencas pas kontrollit që një patrullë e policisë italiane ndërmori në mjetin e tij, ku u gjet e fshehur sasia e lëndës narkotike.

Ndaj tij u mor menjëherë masa e arrestit, ndërkohë që po hetohet nëse 32-vjeçari është pjesë e ndonjë grupi të organizuar që merret me shpërndarjen e drogës në Itali.

Top Channel