Jeruzalem, 6 të plagosur me thikë në paradën e homoseksualëve. I dyshuari i arrestuar nuk ishte rishtar

30/07/2015 00:00

Një hebre ultraortodoks sulmoi me thikë dhe la të plagosur 6 pjesëmarrës, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, në paradën e përvitshme të homoseksualëve në Jeruzalem gjatë kësaj të enjteje, teksa policia ka bërë të ditur se i dyshuari është burgosur për një ndodhi të ngjashme edhe 10 vite më parë.

Rreth 5 mijë persona ishin duke festuar në shfaqjen e përvitshme, duke marshuar përgjatë bulevardit kryesor kur një person u hodh mbi turmën, nga ç’dyshohet prej një supermarketi, si dhe u nguli thikën disa prej të pranishmëve, thanë dëshmitarë në vendngjarje.

Ky ishte sulmi më i ashpër me baza fetare gjatë viteve të fundit në Jeruzalem, një qytet i përçarë ku popullsia besimtare është më e theksuar se në çdo pjesë tjetër të Izraelit, si dhe theksoi për të disatën herë tensionet në mbarë vendin mes grupeve të larmishme sociale.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti atë “një krim i neveritshëm urrejtjeje”, ndërsa Presidenti Reuven Rivlin paralajmëroi se intoleranca shoqërore mund të përkthehet në fatkeqësi për Izraelin.

Policia tha se kishin arrestuar autorin e dyshuar, një person ultraortodoks, teksa zëdhënësja Luba Samri deklaroi se i njëjti agresor ishte burgosur në të kaluarën për therrjen e 3 marshuesve në një event të ngjashëm në Jeruzalem gjatë vitit 2005. Sipas medias izraelite, i dyshuari ishte liruar nga burgu vetëm pak javë më parë.

FOTO GALERI
1/4
Të pranishmit çarmatosin autorin e ngjarjes

Top Channel