Kosovë, miratohet ligji për dixhitalizimin e transmetimeve radiofonike tokësore

30/07/2015 00:00

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për dixhitalizimit e transmetimeve radiofonike tokësore, i cili ka për qëllim që të rregullojë procesin kalues nga emetimi analog në atë dixhital në Kosovë.

Ky ligj përcakton kushtet për zbatimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore dixhitale, përcakton të drejtat dhe detyrimet e operatorëve të rrjeteve, operatorëve të multiplekseve dhe ofruesve të shërbimeve mediale.

Kështu, në formë tenderi do të jepen 3 multipleksa, apo pajisje që mundësojnë transmetimin dixhital tokësor në territorin e Kosovës. Fituesit do të vendosin edhe për kanalet, që do të jenë pjesë e këtyre multipleksave, fituesi i së cilës përcakton se cilin kanal televiziv do ta bëjë pjesë të platformës.

Ky ligj do të ashpërsojë garën mes transmetuesve dixhitalë tokësorë dhe atij kabllor, ku aktualisht janë lidhur pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, kryesisht përmes platformës “Digitalb” në IPKO dhe kompanisë tjetër “Kujtesa”, të cilët në këtë rast ose duhet të bëhen pjesë e ndonjërës nga platformat tokësore, ose duhet të aplikojnë vetë për tenderin e multipleksit.

Por, sipas ligjit, një multipleks mund të ketë vetëm 18 kanale. Ky ligj është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për faktin se rëndon buxhetin e familjeve kosovare, pasi tani e tutje të gjithë qytetarët duhet të marrin pajisje shtesë.

Top Channel