Nigeri, ushtria liron 71 persona të marrë peng nga Boko Haram

31/07/2015 00:00

Ushtria nigeriane ka rritur të shpëtojë 71 persona, kryesisht gra dhe vajza, të cilët mbaheshin peng nga militantët e Boko Haram në fshatra pranë qytetit verilindor të Maiduguri.

Në operacionin e ndërmarrë nga ushtria janë vrarë me dhjetëra militantë të grupit terrorist, kanë bërë të ditur zyrtarë të ushtrisë.

Shumë prej të shpëtuarve mbaheshing peng prej më shumë se një viti.

“Unë isha duke pritur vdekjen…ata shpesh na kërcënonin se do na vrisnin”, shprehet Yagana Kyari, një 20-vjeçare që tashmë ka rifituar lirinë. Ajo tha se ishte rrëmbyer nga fshati i saj Kawuri dhe ishte dërguar më pas në kampet e militantëve në Walimberi, rreth 40 kilometra në juglindje të Maiduguri, qyteti më i madh në verilindje dhe kryeqendra e Boko Haram.

“Forcat ushtarake kanë shpëtuar 59 civilë në dy kampe të grupit terrorist. Shumë militantë të Boko Haram kanë mbetur të vrarë gjatë operacionit, i cili është ende në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës i ushtrisë, i cili shtoi se 12 gra dhe vajza u shpëtuan një ditë më parë nga një tjetër kamp.

Top Channel