Emily Ratajkowski…e veshur, por seksi

31/07/2015 00:00

Profili i saj në “Instagram” është i mbushur me foto, kryesisht me bikini, por këtë herë 24-vjeçarja shfaqet e veshur. Megjithatë, sërish duket se është në formë të shkëlqyer dhe tepër tërheqëse.

Për 2.9 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, ajo ka ngarkuar një foto ku shfaqet me një dekolte të kuqe, të hapur deri poshtë gjoksit dhe me xhinse, pranë një buqete të madhe me trëndafila të verdhë.

Në një intervistë të mëparshme, ajo kishte thënë se preferon “Instagram”-in para rrjeteve sociale të tjera, ndërsa e shfrytëzon atë për t’u lidhur me njerëz të tjerë. Aktualisht, Emily ka 2.9 milionë ndjekës në llogarinë e saj në këtë rrjet social.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel