Johnny Depp, “fytyra e djallit”

31/07/2015 00:00

Edhe pse pjesa më e madhe e roleve të tij kanë qenë komikë, Johnny Depp ka vendosur të bëhet tepër serioz për filmin e tij të fundit.

Në posterin e publikuar për filmin “Black Mass”, aktori nuk i ngjan aspak atij personit të qeshur që zakonisht jemi mësuar të shohim.

I publikuar ditën e mërkurë, posteri shfaq 52-vjeçarin të transformuar si gangsteri James “Whitey” Bulger. “Black Mass” do të transmetohet në kinematë amerikane më 18 shtator, ndërsa në ato britanike më 13 nëntor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel