Vlorë, asgjësohen 2152 bimë narkotike të mbjella në dy fshatra

31/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka njoftuar asgjësimin e 2152 rrënjë bimësh narkotike në dy fshatra.

Bimët narkotike u gjetën në 16 parcela në fshatrat Dushkarak dhe Golimbas. 9 parcela me 1327 bimë u gjetën në Dushkarak, ndërsa 7 parcela me 825 rrënjë u gjetën në Golimbas.

Policia po punon për gjetjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

Ndërkohë, në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë asgjësuar 582 rrënjë kanabis dhe janë vënë në pranga 4 persona. Të arrestuarit janë Pjetër Leka, Petrit Lesi, Vera Lesi dhe Adem Mema.

Top Channel