Shkodër, asgjësohen rreth 6000 bimë narkotike në operacionet e së enjtes

31/07/2015 00:00

Policia e Shkodrës njoftoi të premten se nga operacionet antikanabis në Shkodër, Pukë dhe Malësi të Madhe, gjatë ditës së enjte janë asgjësuar gjithsej 5916 rrënjë bimësh narkotike.

Në fshatin Kaftallë të Pukës janë gjetur dhe asgjësuar 16 parcela me 4192 bimë kanabis; në fshatin Shpor të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 10 parcela me 709 bimë kanabis; në fshatin Vasiaj të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 11 parcela me 805 rrënjë kanabis; në fshatin Xhaj të Malësisë së Madhe është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 210 rrënjë kanabis.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel