Shkodër, zona turistike e Razmës pa ujë të pijshëm

31/07/2015 00:00

E ndodhur vetëm 35 km larg qytetit të Shkodrës, zona turistike malore e Razmës, që me bukuritë e saj natyrore dhe vlerat kurative çdo vit tërheq pushues nga gjithë vendi, vazhdon të vuajë mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët shprehen se kjo situatë e dëmton turizmin e zonës dhe se aktualisht ata i plotësojnë nevojat e tyre duke blerë ujë nga autobotet.

Pavarësisht një investimi të bërë duke nxjerrë ujin nga burimet e zonës në formë pusesh, zona vazhdon të jetë më shuëm pa sesa me ujë.

Për pushuesit, Razma është një zonë që ofron bukuri natyore me vlera kurative, ushqim të freskët tradicional, me çmime të arsyeshme, por mungesa e ujit e bën të vështirë qëndrimin.

Razma, e ndodhur rrëzë Veleçikut, përveç turizmit veror është një vend ideal edhe për atë dimëror, veçanërisht për sportin e skive, tepër i njohur në zonë.

Top Channel