Rihanna do të lërë për pak kohë muzikën

31/07/2015 00:00

Duket se Rihanna është dashuruar me aktrimin që nga pjesëmarrja e saj si zëri i Gratuity Tucci në filmin e animuar ‘Home’. Këngëtarja ka treguar se po planifikon të shkëputet për pak kohë nga muzika, pasi dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë aktrimit.

“Aktrimi është akoma diçka shumë e re për mua dhe do të më pëlqente të mësoja më shumë”, është shprehur këngëtarja për revistën ‘Heat’.

“Është një fushë kaq e madhe, ka kaq shumë njerëz të talentuar në këtë industri. Mendoj se është diçka që duhet marrë seriozisht dhe unë jam shumë e interesuar ta bëj këtë”, shtoi Rihanna.

Top Channel