Denise Richards freskohet me një akullore

31/07/2015 00:00

Mban dieta të rrepta për të qenë sa më në formë, por ka raste që edhe Denise Richards e “shkel” duke ngrënë akullore dhe kur e bën këtë gjë, “paparacët” janë gati për ta fotografuar.

44-vjeçarja shijoi akulloren e saj me luleshtrydhe e veshur vetëm me një bikini. Nëna e 3 fëmijëve u fotografua e ulur në buzë të një pishine, me këmbët në ujë.

Në lidhje me ushqimet që ha, aktorja dhe modelja ka thënë: “Dieta ime është 80% vegjetariane dhe ha gjatë gjithë ditës. Nuk ha 3 vakte të bollshme, por shumë vakte të lehta”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel