Emergjenca e klandestinëve, Cameron kryeson Cobra-n

31/07/2015 00:00

Me të mbërritur në Londër nga turneu disaditor në Azi, kryeministri britanik David Cameron ka kryesuar të premten një mbledhje të Komitetit të Sigurisë dhe Emergjencave, Cobra.

Në këtë mbledhje shqyrtohen masat që duhen marrë për të zgjidhur krizën e rëndë të krijuar në rrugën që lidh Anglinë dhe Francën përmes tunelit nëndetar, që anglezet e quajne Kanali Anglez ndërsa francezët Tuneli i La Manshit.

Për shkak të mijëra emigrantëve nga vende të ndryshme të botës që ndodhen në anën franceze, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët kërkojnë të hyjnë si zakonisht me maune dhe kamionë për në Angli, të cilën e konsiderojnë si El Doradon e Europës, kriza ka shkaktuar probleme të shumta për ekonominë angleze, nga e cila humbën sipas vlerësimeve 250 milionë stërlina në ditë.

Radhët kilometrike ku mijëra maune dhe makina në autostradën M20, që çon drejt Doverit, portit të madh në juglindje të Anglisë, në afërsi të të cilit fillon edhe tuneli nëndetar, kanë krijuar shqetësime serioze për bizneset por edhe për pushuesit që kërkojnë të udhëtojnë për në Europë me makina, mes tyre edhe shumë shqiptarë që kërkojnë të shkojnë në Shqipëri apo Kosovë për pushimet e verës.

Kazermat e ushtrise britanike mendohet të përdroren si pakringje për maunet për të lehtësuar kaosin në trafik dhe udhëtime të shkaktura nga kriza e emigarntëve në Kalais të Francës. Nëntë prej tyre kanë vdekur në muajin e funit në përpjekje për të hyrë në Britani përmes Eurotunelit.

Top Channel