Zidane shkëlqen edhe duke luajtur regbi (Video)

31/07/2015 00:00

Heronjtë francezë të Botërorit të vitit 1998 luajtën një ndeshje bamirësie ndaj skuadrës së regbisë Toulon dhe ai që shkëlqeu ishte si gjithmonë Zinedine Zidane.

Ish-organizatori i “Gjelave” shënoi një pikë spektakolare duke vënë në dukje se ende mund të vrapojë shpejt, edhe pse ka disa vite që e ka lënë futbollin.

Ndeshja, e cila 45 minuta u luajt futboll dhe 45 minutat e tjera regbi, u fitua 6-3 nga Franca në futboll dhe 30-20 nga Toulon në regbi.

Top Channel