Ambasadori Donald Lu takon ministrin e Brendshëm, Tahiri

31/07/2015 00:00

Ambasadori amerikan Donald Lu, në vazhdën e takimeve me eksponentët kryesorë të jetës politike në vend, është takuar këtë paradite me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se takimi mes diplomatit të akredituar në Tiranë dhe Tahirit ka nisur pak pas orës 13, në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.

Për momentin nuk dihen ende motivet e këtij takimi, i cili megjithatë vjen në një kohë kur qeveri dhe opozitë po bëhen gati për të proceduar procesin e dekriminalizimit.

Më herët, ambasadori Lu takoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambjentet e selisë blu, në kryeqytet.

Top Channel