Berat, u merr pensionet 50 të moshuarve, arrestohet postieri

31/07/2015 00:00

Një postier në Berat është arrestuar pasi ka përvetësuar pensionet e qershorit të rreth 50 të moshuarve, duke mbajtur për vete 500 mijë lekë të reja. Me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Klodian Xhaferraj.

Shtetasi Xhaferraj është pyetur fillimisht nga prokuroria për këtë rast dhe ka pranuar se ka tërhequr shumat e parave për pensione në datat 18-19 qershor 2015. Por, lidhur me faktin se këto para nuk janë shpërndarë, ai ka nxjerrë justifikime të ndryshme, të cilat nuk konsiderohen të besueshme për organin e prokurorisë.

Në këto kushte, Prokuroria e Beratit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, si person i dyshuar për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Beratit.

Top Channel