Veliaj emëron krerët e INUV, Tatimeve dhe Policisë Bashkiake

31/07/2015 00:00

Në ditën e dytë të punës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka emëruar dy drejtorët e parë, në institucionin që ai do të drejtojë për 4 vite me radhë.

I pari është drejtori i Inspektoriatit Urbanistik Vendor, që do të mbajë në kontroll territorin e Bashkisë së Tiranës përsa u përket ndërtimeve pa leje, apo zënies së hapësirave publike.

Në krye të INUV është emëruar Skerdi Drenova. Drenova është me profesion inxhinier dhe për vite me radhë ka punuar në disa media.

Ndërsa në krye të Drejtorisë së Tatimeve është emëruar Arli Naska. Naska ka punuara si drejtues në disa institucione të rëndësishme dhe degë bankash të nivelit të dytë në Shqipëri. Së fundmi, Arli Naska ka qenë administrator i një kompanie private.

Në krye të Policisë Bashkiake, kryetari i Bashkisë Veliaj ka emëruar Ermal Kapllanin. Kapllani ka mbaruar Akademinë e Arteve. Ai ka qenë zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut  Korçë dhe së fundmi ka punuar në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë së Shtetit.

Top Channel