Aksion antihashash në Krujë, asgjësohen 2 mijë bimë

31/07/2015 00:00

Policia e Shtetit vijon me operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke asgjësuar këtë të premte në rrethin e Krujës mbi 2 mijë rrënjë hashashi.

Operacioni u ndërmor nga policia e Krujës në fshatin Nikel.

Bima narkotike ishte e mbjellë në 27 parcela në faqen e Malit Kurtçaj, ku policia asgjësoi 2013 rrënjë cannabis sattiva.

Uniformat blu deklarojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të kultivimit të hashashit.

Top Channel