Mat e Bulqizë, flakët shkrumbojnë dhjetra hektarë pyje

31/07/2015 00:00

Dy vatra të mëdha zjarri që kanë shpërthyer në fshatin Ketë dhe komunën Xibër, kërcënojnë dy banesa.

Banorët e zonës kanë lëshuar alarmin dhe apelojnë për ndërhyrje nga ajri, pasi terreni i vështirë bën të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Vatra tjetër ndodhet në Malin e Llapushit, ku flakët kanë djegur të paktën 5 hektarë pyje.

Zjarri ka shkrumbuar edhe dhejtra hektarë të tjerë në Malin e Tërnovës në Bulqizë, ndërkohë që vënia nën kontroll e tyre bëhet më e vështirë për shkak të motit të nxehtë dhe terreneve të vështira malore.

Top Channel