Bakalli te Steaua, mediet rumune vlerësojnë talentin shqiptar

31/07/2015 00:00

Me Becalin në tribunë dhe me Bakallin në fushë. Ky është vizioni i Steauës për të ardhmen. Pikërisht kështu e përshkruajnë mediet rumune talentin me origjinë shqiptare, Franc Bakalli, që po impresionon ekipin tifozët e ekipit të njohur rumun.

Djaloshi 18-vjeçar, i cili ka vajtur me një bursë studimi në Bukuresht, fitoi me meritë një vend te skuadra e të rinjve të ekipit kryeqytetas, por loja e mirë, e promovoi në formacionin A.

Franc Bakalli u spikat nga trajnerët në “Talent Cup”, ndërsa tekniku Radoi e provoi tek ekipi i parë me sukses.

Para ndeshjes së turit të tretë të Ligës së Kampioneve mes Steauas dhe Partizanit të Beogradit, tranjeri i Steauas, Massimo Petracini, u pyet nga gazetarët edhe per talentin shqiptar.

“Bakalli është një lojtar i kombëtares shqiptare U19 për të cilin më kanë folur shumë mirë miqtë e mi italianë që punojnë në kombëtaren shqiptare. Ai ka disa cilësi të rralla që nuk gjenden tek futbollistët që kemi vëzhguar”, tha trajneri i Steauas.

Top Channel