Kosovë, aksident me 5 të plagosur në Komoran. Përfshihet një mjet i KFOR-it

31/07/2015 00:00

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë, që ka ndodhur rreth orës 18 e 30 në rrugën e fshatit Komoran të Drenasit, në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Top Channel përmes telefonit se, personat e lënduar janë duke u bartur për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe sipas të dhënave fillestare nga terreni, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti, rruga nacionale në Komoran është bllokuar prej 1 orë e gjysmë, çka ka bërë krijimin e kolonave të gjata prej disa kilometrash të automjeteve. Trafiku më i rënduar rezulton në autostradën “Ibrahim Rugova”, siç quhet pjesa kosovare e “Rrugës së Kombit”, pasi kjo magjistrale lidh Prishtinën me Pejën dhe më tej me “Rrugën e Kombit”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel