Librazhd, dy të arrestuar për prerje të paligjshme të pyjeve

01/08/2015 00:00

Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilët po transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit janë shtetasit Miriam Biçaku, 28 vjeç dhe Megli Biçaku, 18 vjeç, që të dy banorë të fshatit Qarrisht të rrethit të Librazhdit.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me mjetin e tyre, një kamion me targa DR 2133 C pa asnjë dokumentacion nga Drejtoria Pyjore, lëndë drusore bredh rreth 50 trarë me gjatësi 5 metër secili.

Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel