Figurat me prirje homoseksuale në rrjetet sociale, problem në Rusi

01/08/2015 00:00

Autoritetet ruse kanë filluar një hetim për figurat me prirje homoseksuale në rrjetet sociale, pasi ligjet ruse e ndalojnë propagandën homoseksuale.

Hetimi ka nisur pas ankesës së ngritur nga senatori rus, Mikhail Marchenko, i cili pretendon se simbolet e çifteve të së njëjtës gjini në rrjetet sociale janë në shkelje të plotë të këtij ligji tejet të diskutuar e që ndalon nxitjen e marrëdhënieve seksuale jotradicionale.

Në ankesën e senatorit thuhet se këto figura “promovojnë marrëdhëniet seksuale jotradicionale”, “mohojnë vlerat e familjes” dhe “tregojnë mungesë respekti për prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes”.

Parlamenti i Rusisë miratoi ligjin kontrovers që ndalon propagandën homoseksuale në vitin 2013. Ligji është pjesë e një serie masash konservatore sociale dhe pati mbështetje të plotë në Parlament, megjithëse u shoqërua me reagime të ashpra.

Top Channel