Victoria Beckham në super formë

01/08/2015 00:00

Victoria Beckham nuk lë rast pa treguar format e saj perfekte, jo vetëm në evenimente të rëndësishme, por edhe në jetën e saj të përditshme.

Këtë herë, ish-anëtarja e “Spice Girl” është fotografuar teksa dilte nga palestra, ndërkohë që bashkëshorti i saj, futbollisti David Beckham, ndodhet në Angli për të qenë i pranishëm në kurorëzimin e mikut të tij,Guy Ritchie.

Mesa duket, nëna 41-vjeçare di të shkëlqejë edhe në daljet vetëm. Veshur me rroba sportive, që fare mirë lënë të kuptosh linjat e Victorias, ajo bën diferencën nga gratë e moshës së saj. Disa femra kanë lindur për të mos u plakur kurrë… Njëra prej tyre është pikërisht Victoria Beckham.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel